Pas akuzave për seksizëm, Taylor Swift ka anuluar performancën e planifikuar për “Grammy Awards”.
Taylor Swift ka anuluar performancën e planifikuar ‘surprizë’ të këngës “The Man” në “Grammy Awards” mes akuzave për seksizëm që po iu bëhen akademisë, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.
Paraqitja e saj në këtë event u mbajt e fshehurm, por burimet thonë se ajo kishte vendosur të këndonte në atë skenë himnin e saj feminist, , i cili do të kishte tërhequr shumë vëmendje, duke pasur parasysh pretendimet e “seksizmit të shfrenuar” në Akademi nga CEO e larguar Deborah Dugan .
Ajo është nominuar në tri kategori këtë vit, përfshirë edhe këngën e vitit me “Lover” dhe pritet akoma të marrë pjesë në ceremoni, por jo të performojë.
Swift të enjten mbrëma mori pjesë në premierën e dokumentarit të saj “Miss Americana” në Sudance Film Festival.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...