Asnjë përparim nuk është arritur në diskutimet për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike edhe pas mbledhjes së djeshme të grupeve punuese të partive të mbajtura në Kuvend. Pas pak, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së u larguan nga mbledhja, duke sqaruar se ata kërkuan që prokurori publikë shtetëror Ljubomir Jovevski të ishte i pranishëm në bisedime. Për qeverinë, një veprim i tillë i OBRM-PDUKM-së është një alibi për t’i shpëtuar procesit të negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Antonio Milloshoski dje pas takimit tha që zyrtarët e partisë do të vazhdojnë të ndjekin mbledhjet për të diskutuar ligjin për Prokurorinë vetëm nëse prokurori Joveski do të ishte i pranishëm.
Për OBRM-PDUKM-në, siç theksoi Millososki, propozimi i katërt që ata morën nga Ministria e Drejtësisë është një bazë e mirë që negociatat të arrijnë një zgjidhje të përmirësuar të ligjit për Prokurorinë Publike, por siç njoftoi ai, vërejtjet dhe mendimet do të paraqiten në mbledhje, në të cilën do të marrë pjesë prokurori publik i shtetit.
Kërkesa e OBRM-PDUKM për ministren e Drejtësisë Renata Deskoska është vetëm një përpjekje e kësaj partie për të zvarritur procesin dhe të mos bëjë asnjë vërejtje, pasi, siç thotë ajo, në thelb ka vetëm një vërejtje, dhe ajo është ndërprerja e të gjitha procedurave që lidhen me përgjimet e paligjshme të komunikimeve.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...