Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milion personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit. Kjo është statistika e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Ndaj shumë kompani teknologjie punojnë për zhvillimin e pajisjeve dhe mënyrat për të evituar këto aksidente. Kompania Derq e vendosur në Dubai dhe Detroit po testojnë teknologji të avancuar për t’i ulur këto shifra të frikshme. Derq po zhvillon sisteme për të kuptuar më mirë se ku ndodhen pikat e rrezikut në rrugë, duke i kthyer të gjitha veturat në “smart”.
Kompania përdor një kombinim të sensorëve në rrugë, inteligjencën artificiale dhe kompjuterët në vetura për të njoftuar drejtuesit për rreziqet e mundshme. Kjo teknologji konsiston në vendosjen e kamerave me sensorë në anë të rrugëve për të zbuluar nëse një shofer po i afrohet një këmbësori. Më pas do t’i dërgojë një alarm shoferit për ta paralajmëruar për rrezikun.
Kamerat në rrugë anësore dhe radarët mund të gjurmojnë çdo veturë që i afrohet një kryqëzimi, dhe inteligjenca artificiale e Derq mund të parashikojë trajektoret e tyre. Kështu që nëse një veturë do të kalojë me dritë të kuqe, softweri i Derq do të paralajmërojë shoferët e tjerë.
Sipas parashikimeve të kompanisë, ky sistem pritet të inkorporohet plotësisht në Dubai deri në vitin 2030.
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar