Haradinaj: Institucionet e Kosovës të gatshme për t’i ofruar ndihmë Turqisë pas tërmetit

10:56 | 25 Janar 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për tërmetin që ka goditur qytetin Elazig në Turqi.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje”.

“ Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme