Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se po ndjekë me shqetësim situatën tragjike të krijuar pas tërmetit të rënë mbrëmë në Turqi.
Meta ka thënë se ndihet i tronditur nga viktimat në njerëz ndërsa ju ka shprehur ngushëllime familjarëve, popullit turk si dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh”, ka shkruar Meta në facebook.
Ai ka shkruar gjithashtu se në këto momente të vështira bashkë me popullin shqiptar janë në krah të Turqisë mike.
Postimi i tij i plotë:
Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike! ????
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel