Google ADS

Euro 2020: Këta janë lojtarët që do të mungojnë si pasojë e lëndimeve

23:56 | 24 Janar 2020
Arbresh.info

Kampionati Evropian 2020 pritet të dhurojë spektakël.

Akoma nuk janë kompletuar të gjitha kombëtare pjesëmarrëse për këtë kompeticion, pasi duhet të përfundojnë edhe garat e Ligës së Kombeve.

Por, tashmë dihen më shumë sesa gjysma e kombëtareve pjesëmarrëse. Disa nga këto kombëtare nuk do të mund të kalkulojnë në lojtarët më të mirë, pasi ka disa lojtarë të lënduar, që si pasojë do të humbin këtë kampionat.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell lojtarët që do të mungojnë në Euro 2020 si pasojë e lëndimit, dhe disa lojtarë që mund të humbin këtë kampionat.

Do të mungojnë:
Nicolo Zaniolo, Merih Demiral, Memphis Depay, Jetro Willems, Andre Gomes

Në dyshim:
Harry Kane, Marcus Rashford, Giorgio Chiellini, Davide Zappacosta, David Brooks, John McGinn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme