Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, në emisionin Blic InterView ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë një mundësi reale.
Sipas tij, ende ekziston mundësia që të krijohet një shumicë e re parlamentare për krijimin e Qeverisë edhe nëse me VV-në nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje.
“Zgjedhjet janë një mundësi, por në rast se nuk do të krijohet një shumicë e re, por teorikisht ekziston mundësia të krijohet një shumicë e re, por tash për tash nuk e shoh si mundësi reale. Është mundësi reale, por tash për tash nuk është e afërt”.
“Sepse nëse ne nuk do të arrinim të përmbyllnim këtë marrëveshje, në Kuvend ka parti tjera me të cilat mund të arrihet të krijohet qeveria nëse Presidenti ia jep të drejtën partive tjera për të krijuar qeverinë”.
I pyetur për ambiciet e tij në politik, Shala tha se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga funksioni i tij, madje ambicie mohoj se ka edhe për kryetar të LDK-së.
“Unë nuk do të jem anëtar i qeverisë, do të mbajë vetëm postet që marrë me votë drejtpërdrejt. Unë nuk kam asnjë ambicie për funksionin e të parit të partisë”.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...