Filarmonia e Kosovës, në serinë e koncerteve në shënim të 20-vjetorit të themelimit, më 2 shkurt do të japë koncertin e parë nën drejtimin e violinistit dhe dirigjentit të njohur, Maxim Vengerov.
“Ai rikthehet në Prishtinë pothuajse pas 20 vjetësh, por këtë herë, për të dirigjuar orkestrën e Filarmonisë së Kosovës. Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, duke performuar për fëmijët e Kosovës. Në program do interpretohet ‘Simfonia e 7-të’ dhe ‘Koncerti për violinë, violonçel dhe piano’ nga Beethoveni me solistët e dalluar Ozcan Ulucan në violinë, Laszlo Fenyo në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano. Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven. Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00-16:00 (29 janar 2020) në objektin e Filarmonisë së Kosovës (rruga “Sylejman Vokshi”, nr. 19, Prishtinë)”, thuhet në njoftim.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha