Një pacient i dytë amerikan me koronavirus është identifikuar të premten, sipas zyrtatëve të shëndetësisë.
Një grua nga Çikago e shtetit Illinoi u kthye me 13 janar nga qyteti Wuhan i Kinës por nuk kishte simptoma të sëmundjes akute të frumëmarrjes. Disa ditë më vonë ajo i telefonoi mjekut se ndihej e sëmurë. Wuhan, kryeqyteti i provincës kineze Hubei, është vendi ku besohet se e ka origjinën virusi vdekjeprurës.
Gruaja 60 vjeçare ndodhet në gjendje të mirë në spital nën mbikëqyrje për kontrollin e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes, tha Dr. Allison Arwady, komisionere e shëndetit publik të Çikagos. Individët që kanë patur kontakte të ngushta me pacienten po mbahen në vëzhgim.
Shtetet e Bashkuara njoftuan rastin e parë të martën në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetit atje thanë se një burrë i cili u kthye në Siatëll nga qyteti Wuhan javën e kaluar ndodhet në spital në gjendje të mirë por ka pneumoni.
Autoritetet mjekësore thonë se ka gjasa që edhe raste të tjera do të indentifikohen së shpejti sepse virusi ka një periudhë dy-javore për tu shfaqur.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se më shumë se dy mijë udhëtarë janë skanuar në aeroportet amerikane dhe se 63 pacientë në 22 shtete po testohen. Ndër ata që po testohen, deri tani 11 prej tyre janë gjetur se nuk janë të prekur nga koronavirusi.
Të paktën 10 qytete me afro 33 milion banorë janë izoluar nga pjesa tjetër e Kinës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...