Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se mazhoranca ka zgjedhur kryebashkiakët duke u bazuar tek lidhja që kanë ata me krimin.
Duke folur në emisionin “Kapital”, Salianji u shpreh se kjo është një situatë e re që shfaqet.
Sipas tij, kryebashkiakët që janë denoncuar për skandale kanë kërcënuar qytetarët dhe kanë blerë votat.
“Jemi në një situatë të re. Asnjë nga këta nuk ka aktivitet në parti. As ai i Shkodrs, as ai i Vaut të Dejës. Asnjë. As kanë qenë mjekë të shquar, etj. Janë zgjdhur sepse janë kriminelë sepse intimidojnë votuesin dhe blejnë votën. Këta janë për shkak të kërcënimit që i bëjnë votuesit qartazi në këtë rast. Kushtet për tu përsëritur zgjedhjet janë sepse nuk ka patur zgjedhje. Në 30 qershor ka patur votime moniste që po të jetë Gjykata Kushtetuese i hedh poshtë. Kemi një ngërç ligjor.”
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare