Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë operative, pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë.
Presidenti përmes një postimi të bërë në Twitter, ka shkruar se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.
“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar ai.
Our hearts go out to families of victims and those injured by the earthquake that hit #Elazig. #Kosovo is ready to send immediate operational assistance, as we stand by the people and Government of #Turkey in these tragic moments.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 24, 2020
Ndryshe, nga tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit, që ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kanë humbur jetën katër persona dhe dy tjerë janë lënduar.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...