Prej disa ditësh Kina dhe e gjithë bota është në alarm për një virus që ka prekur vendin me popullsinë më të madhe në botë dhe akoma nuk është e qartë se nga ku ka ardhur.
Deri më tani janë konfirmuar mbi 25 persona të vdekur, dhe qyteti u Wuhan që mendohet që është edhe burimi i këtij virusi është izoluar totalisht.
Ky virus ka mbërritur edhe në Europë, ku zyrtarisht për herë të parë janë konfirmuar dy raste në Francë.
Të dy rastet e konfirmuara u njoftuan nga ministria e shëndetësisë, Agnes Buzyn. Ajo tha se të dy personat e sëmurë kishin udhëtuar për në Kinë.
Ministrja tha që ajo pret më shumë raste. “Kemi dy raste. Ndoshta do të kemi raste të tjera”.
Ministrja tha që ajo beson se një arsye pse Franca është vendi i parë evropian që ka konfirmuar raste është që ajo ka zhvilluar një test që lejon mjekët të diagnostikojnë me shpejtësi të sëmurët.
Një prej personave të sëmurë është shtruar në një spital në qytetin jugperëndimor të Bordos.
Personi tjetër është shtruar në spital në Paris.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...