Pas tërmetit të fuqishëm, përfshihet nga flakët ndërtesa shumëkatëshe në Turqi

21:41 | 24 Janar 2020
A. B.

Një tërmet i fuqishëm, prej 6.7 ballësh të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër persona.

Pas tërmetit një ndërtesë shumëkatëshe në Elazig është përfshirë nga flakët dhe nuk dihet se nga erdhi ky zjarr dhe nëse ka persona të bllokuar brenda.

Ministri Sojlu ka njoftuar se “në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.

“Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme