Avokati Tomë Gashi ka thënë se rasti me organizatën “Syri i Popullit” është i politizuar dhe se akuzat që drejtuan presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ndaj Vetëvendosjes u bënë me qëllime që t’ia veshin Vetëvendosjes terrorizimin.
Ai, madje tha se Thaçi dhe Veseli e kanë vendin para Prokurorisë Speciale për deklaratat e tyre kundër Kurtit dhe Konjufcës pasi ato u dhanë nën betim.
“Akuza e PDK-së në raport me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën është si autogol e tyre. Ne e dimë që në vendimin e gjykatës dhe në gjykimin që ka zgjatur dy vite, emri i tyre është përmendur vetëm nga dy persona, të cilët e kanë politizuar jashtë mase këtë çështje. Hashim Thaçi i cili ka folur në cilësinë e presidentit dhe kjo është katastrofale sepse jo vetëm që nuk i di, por nuk mund t’i vërtetojë sepse në një shtet normal prej momentit që Thaçi ka thënë se kinse Kurti dhe Konjufca janë të përfshirë në organizatën “Syri i Popullit” dhe se kjo organizatë një krah i armatosur i tyre, atëherë ata do ta kishin vendin direkt pranë një prokurori të përgjegjshëm, saktësisht para Prokurorisë Speciale që ta bindin prokurorinë se çfarë Thaçi dhe Veseli e mendojnë një gjë të tillë”.
Gashi në Klan Kosova tha se Vetëvendosje është distancuar nga ky rast që në momentin kur u arrestua aktivisti Sadri Ramabaja.
“Distancimi i Vetëvendosjes është bërë me momentin kur Sadri Ramabaja është arrestuar dhe nuk ka çka tjetër të thuhet dhe të politizohet. Verditki është nxjerrë pardje dhe nuk është përmendur fare as Albin Kurti dhe as Glauk Konjufca dhe pastaj PDK vjen me një deklaratë politike. Politizimi është jonormal dhe është bërë me qëllim njollosjen e Vetëvendosjes”, ka pohuar ai.
Avokati theksoi se ka pasur edhe raste tjera kur PDK është munduar t’ia veshë terrorizmin LVV-së.
“Ka pasë edhe raste të tjera kur PDK është munduar t’ia veshë terrorizmin kësaj partie, gjë që kurrë nuk e ka pasur, atëherë kur e arrestoi Astrit Deharin dhe shokët e tij e që përfundoi me vrasjen e tij. Atij kanë tentuar t’i marrin deklarata vetëpranuese dhe në ato deklarata vetëpranuese qëllimi përfundimtar ka qenë që, sipas tyre, të vërtetohet kinse edhe involvimi i zyrtarëve më të lartë të Vetëvendosjes në gjuajtjen me granatahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit. Këto i kanë bërë që Vetëvendosje të shpallet terroriste dhe të mos mund të funksionojë në Kosovë, por ky rrezik, ata nuk e kuptojnë se nuk mund të jetë real dhe asnjëherë s’ka qenë. Paniku për shkak të humbjes së zgjedhjeve ka bërë që PDK të jep deklarata të tilla që s’kanë logjikë njerëzore”, tha ai.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...