Komuna e Manastirit parashtroi padi penale kundër ish-kryetarit të komunës Vladimir Taleski, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për miratimin e një akti të legalizimit të shtëpisë malore “Kopanik” e cila sipas pushtetit është e kundërligjshme.
Në konferencë për media në Komunën e Manastirit, kryetarja e komunës Natasha Petrovska kumtoi se padi penale është parashtruar edhe kundër personave tjerë dhe pret zgjidhje më të shpejtë të procesit gjyqësor.
“Komuna e Manastirit parashtroi padi penale kundër ish kryetarit të Komunës së Manastirit dhe personave të tjerë për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare, funksionit apo pozitës nga i cili është miratuar ai akt i cili ligjërisht është i pa bazë, ndërsa ndërlidhet me legalizimin e shtëpisë malore ‘Kopanik’. Pres që institucionet nga gjyqësori të mundësojnë zgjidhje më të mirë të kësaj lënde, sepse bëhet fjalë për objekt me rëndësi të jashtëzakonshme për komunën”, gjegjësisht për qytetarët e Komunës së Manastirit, deklaroi Petrovska.
Ajo shtoi se gjithashtu është sjellë vendim për anulimin e legalizimit, gjegjësisht dokumentit me të cilin ai është mundësuar.
“Lus që gjyqësia më shpejtë t’i zgjidh të gjitha kontestet gjyqësore të cilat kanë filluar para shumë kohësh, ndërsa deri sot nuk janë zbardhur sepse dalja e së drejtës në pah është në interes të gjithë qytetarëve”, tha Petrovska.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?