Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të premte të pushojë çështjen e famshme të privatizimit të OSSH-në adresë të kompanisë çeke të CEZ, me argumentin se nuk ka vepër penale në adresë të të akuzuarve.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Lazer Sallaku, një emër i njohur për publikun ditët e fundit, pasi është i njëjti gjyqtar që vendosi pushimin e hetimeve për çështjen e lobimit rus dhe akuzave që rëndonin mbi Lulzim Bashën dhe disa zyrtarë të tjerë të PD-së.
Socialistët ngritën dhe një komision hetimor në lidhje me këtë çështje, ku u morën në pyetje edhe Sali Berisha e djali i tij, Shkëlzen Berisha. Çështja sipas socialistëve është një rast i korrupsionit të pastër të qeverisë së shkuar të demokratëve.
Nga ana tjetër demokratët e akuzuan kryeministrin, i cili pasi erdhi në pushtet bëri një marrëveshje me çekët e CEZ, duke i paguar disa miliona euro në mënyrë që të gjitha aksionet t’i kalonin shtetit dhe më konkretisht OSHEE-së (Operatorit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike). Por për demokratët marrëveshja për të përfunduar kontratën ishte një gabim i rëndë dhe me hije korruptive, pasi qeveria i fali çekëve rreth 500 mln euro fatura të papaguara nga ana e kompanisë së huaj CEZ./Express
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...