Derisa Kina po vazhdon të luftojë shpërthimin e coronavirusit vdekjeprurës, gjiganti i teknologjisë Huawei, është detyruar të shtyjë një konferencë të rëndësishme.
Konferenca e ndërmarrësve, HDC.Cloud ishte planifikuar të zhvillohej në Shenzhen të Kinës më 11 dhe 12 shkurt, transmeton Telegrafi.
Por, pasi që autoritetet kineze po vazhdojnë të zbatojnë karantina dhe kufizime të udhëtimeve, për të zgjidhur përhapjen e coronavirusit, Huawei njoftoi se do të shtyjë konferencën për 27 dhe 28 mars.
Në njoftimin e shpërndarë, nuk është bërë e ditur se për çfarë po zhvillohej kjo konferencë, por besohet të jetë për produktet e reja nga Huawei, si dhe mundësinë e ndërprerjes së ndalesave që iu janë bërë nga shtete të ndryshme.
Deri më tani, 17 njerëz kanë vdekur dhe mbi 600 raportohen të infektuar, me këtë version të coronavirusit që besohet se origjinën e ka në Wuham, ndërsa është përhapur deri në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.
Shenzhen, ku do të zhvillohej konferenca e Huawei, është rreth 1,000 kilometra në jug të Wuhan, që është një distanca mjaftë e madhe, derisa deri në kohën e caktuar, pritet që qeveria kineze ta ketë bllokuar përhapjen e virusit.
Intervenimi i shpejtë i qeverisë kineze, ka bërë që të bëhen kontrolle të vazhdueshme, bllokada dhe karantina, mënyrë që sëmundja të bllokohet sa më shpejtë.
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...