Nga marsi deri në shtator të vitit të kaluar, Komisioni Kundër Korrupsionit hapi një mijë raste, por vetëm për 273 raste mori vendime.
Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, publikoi një analizë të punës së Antikorrupsionit, në të cilin konstatohet se shumica e rasteve kishin të bëjnë me nepotizëm, ose konflikte të interesit, me punësime në sektorët e arsimit dhe shërbimeve publike.
“Sa i përket partive politike, shumica e rasteve janë formuar gjatë zgjedhjeve, do të thotë janë paraqitur parashtresa, gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe lokale. Shumë prej tyre janë refuzuar, ose vlerësohet se dyshimi është i pabazë për korrupsion, ose konflikt interesi. Për sa i përket gjyqësorit, disa nga tiparet kanë të bëjnë me punësimin në gjyqësor, atje ka shkelje”- deklaroi Martina Ilievska -Instituti për Demokraci “Societas Civilis”- Shkup.
Nga Instituti këshillojnë Anti-Korrupsionin, që të përqendrohet më shumë në çështjet prioritare, që do të kenë një rezultat efektiv. Lidhur me rënien e 13 pozicioneve në listën e vendeve të renditura, sipas perceptimit të korrupsionit, ata thonë se shqetëson fakti, që vendi ka ngecur, ndërsa shtetet e tjera kanë punuar dhe kanë luftuar korrupsionin. Edhe raporti i Institutit tregon se një numër i vogël i rasteve të Kundër Korrupsionit janë për dyshime, për korrupsion në linjën biznes-politikë, megjithëse nga Transparency theksuan, se këtu qëndron burimi i korrupsionit të mundshëm.
“Shpresoj që institucionet do ta shohin atë. Ata do të ndihmojnë antikorrupsionin të mbledhë stafin, dhe vetë anti-korrupsioni do të mbledhë guximin, për të punuar me më shumë përqendrim”- tha MISHA POPOVIQ- Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup.
Raporti Global ka treguar se në Maqedoni theks i veçantë duhet t’i kushtohet shtypjes preferenciale të biznesit, si dhe biznesmenëve që marrin përparësi pas ndryshimit të një strukture të veçantë politike. Për një luftë më efektive kundër korrupsionit, sot u takuan Prokurori i Shtetit Ljubomir Jovevski, me kryetaren e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska, pasi muajt e fundit shkëmbyen shkresa, mbi atë nëse Prokuroria i refuzon dhe i përpunon ngadalë lëndët e Antikorrupsionit. Në takimin, ku mediat nuk ishin të ftuara, ata njoftuan me shkrim se do të angazhohen bashkërisht, për uljen e nivelit të korrupsionit në të gjitha sferat e shoqërisë./alsat
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...