Paris Saint-Germain mbeten e vetmja skuadër e interesuar për Lucas Paqueta të Milanit, por nuk do të paguajnë tarifën e kërkuar nga Rossonerët.
Fantazisti brazilian ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga San Siro që prej rënies nga hierarkia e zgjedhjeve te Milani.
22-vjeçari ka qenë veçanërisht i lidhur me PSG-në për shkak të faktit se Leonardo, njeriu që solli Paqueta në Evropë, u largua nga Milani në verë për të bërë një rikthim në Francë.
Besohet se Milani kërkon më shumë se 35 milionë euro për Paqueta, çmimi që ata paguan për të një vit më parë.
Sidoqoftë, Il Corriere della Sera pretendon se PSG mbetet e vetmja skuadër e interesuar për mesfushorin dhe nuk do të rrisë ofertën e tyre mbi 22 milionë euro.
Kjo shifër vlerësohet shumë e ulët nga Milani, prandaj bën të mundur që Paqueta do të qëndrojë me kuqezinjtë deri në fund të sezonit.
Ai ka bërë 14 paraqitje këtë sezon, por vetëm në tetë prej tyre ka qenë titullar. /Telegrafi/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...