Grenell pas takimeve në Kosovë e Serbi: Diplomacia e Trumpit është duke punuar

12:55 | 24 Janar 2020
V. S.

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Kosovë-Serbi ka folur përsëri pas takimit që sot kishte në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq si dhe pas takimeve të mëhershme të zhvilluara në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Richard  Grenell ka thënë se tani ka lajme të mira nga Kosova dhe Serbia.

“Më shumë lajme të mira nga Serbia dhe Kosova. Diplomacia e Trumpit është duke punuar”, ka shkruajtur Grenell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme