Të vdekurit në listat e votimit, BE rekomandon heqjen sistematike të tyre

11:41 | 24 Janar 2020
Arbresh.info

Edhe në zgjedhjet e 6 tetorit listat e votueseve nuk kishin pastruar plotësisht.

Në to veç tjerash gjendeshin edhe emrat e personave që kanë ndërruar jetë kohë më parë, shkruan arbresh.info.

E këtë shqetësim të premten në Prishtinë e ka paraqitur edhe Bashkimi Evropian.

Përmes raportit mbi zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 1019 u kërkua që të përdoren mekanizma për heqjen sistematike të personave që kanë vdekur.

“Të përmirësohet saktësia e listës së votueseve, ndër të tjera duke futur në përdorim një mekanizëm për heqjen sistematike të personave të ndjerë nga regjistri civil dhe më pas nga lista e votuesve”, thuhet më tutje në raport.

Gjithashtu përmes këtij raporti BE solli rekomandime për rritjen e numrit pjesëmarrëse në KQZ dhe parti politike, përmirësimi i dizajnit të fletëvotimit për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme, teksa u kërkua nga partitë të tregojnë për financuesit e tyre gjatë zgjedhjeve./arbresh.info/

 

 

 

BE: Parregullsitë në zgjedhje filluan me numërimin e votave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme