Vetëvendosje deklarohet në lidhje me Glauk Konjufcën

10:17 | 24 Janar 2020
V. S.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, nuk pritet që të japë sot dorëheqje nga posti për hire të marrëveshjes më LDK-së.

Këtë supozim të publikuar në disa media sot  i kanë hedhur poshtë zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kjo zyre për arbresh.info, kanë thënë shkurt se kjo nuk është e vërtet.

“ Nuk është e vërtetë lajmi që po qarkullon, nuk ka dorëheqje të Glukut”, ka thënë Arlind Manxhuk nga kjo zyre.

Lëvrija Vetëvendosjes madje nuk pritet të mbaj as ndonjë takim gjatë ditës, thotë më teje Manxhuka.

Ndryshe sipas këtij lajmi të publikuar sot në disa media është thënë se  Glauk Konjufca që sot do ta paralajmërojë dorëheqjen, duke iu dorëzuar kështu presionit dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë afatin e fundit Vetëvendosjes,  që deri të dielën ta pranojë ose refuzojë ofertën e saj, ku përfshihet që kryeparlamentari t’i takojë asaj deri në zgjedhjen e presidentit, ku më pas kjo pozitë do t’i kalojë automatikisht Vetëvendosjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme