Gjatë javës së kaluar në Kumanovë janë regjistruar 64 persona nga gripi.
Që nga fillimi i muajit në tetor, në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë janë regjistruar 150 pacientë të sëmurë me grip.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve nga fillimi i sezonit, 44 persona kanë kërkuar ndihmë nga mjekët e Repartit infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“106 pacientë të prekur nga gripi janë të moshës prej 15 deri 64 vjet, më pas 30 të sëmurë fëmijë prej 5 deri 14 vjet|, tha Jadranka Stamenkovska udhëheqëse në QSHP Kumanovë.
Ajo thotë se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka më shumë të sëmurë nga gripi.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...