Morena publikon foto të ‘zjarrtë’ e hipur në elefant

16:52 | 23 Janar 2020
A. B.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shquhet si një prej personazheve shqiptare me më së shumti influencë në rrjetet sociale.

Ajo është e ndjekur tashmë nga jo më pak se një milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Taraku, ndodhet me pushime në Tajlandë, e nga atje ajo me ndjekësit në Instagram po ndan fotografi të ndryshme në të cilat shfaqet provokative e veshur me bikini.

Në foton e fundit shihet sipër një elefanti ndërsa të pasmet i ka vënë në fokus.

“Emri i tij ishte Choo. Ai ishte shumë i lezetshëm”, ka shkruar Morena në foto.

Morena njihet për publikun shqiptar fillimisht si modele, e më pas edhe si këngëtare, dhe vazhdon të sjellë herë pas here projekte muzikore që pëlqehen nga fansat e saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme