Ditën e djeshme bëri namin në media e rrjete sociale lajmi se Elvana Gjata do përfaqësojë San Marinon në Eurovision. Lajmet u hodhën poshtë shpejt pasi burime të afërta me këngëtaren treguan për “Anabel”, se Elvana nuk ka marrë një ftesë dhe është habitur nga ky lajm. Mirëpo sot një tjetër emër po përflitet se do të përfaqësojë San Marinon.
Faqja “Eurobooth” në Instagram shkruan se një tjetër këngëtare shqiptare, Inisi Neziri mund të jetë përfaqësuesja e San Marino në Eurovision. Dhe për këtë lajm ka reaguar edhe vetë Inisi.
Sipas tyre dikush e ka pyetur Inisin mbi thashethemet nëse ajo do përfaqësojë San Marinon në Eurovizion dhe ajo është përgjigjur me një emoji konfuzues duke e lënë të hapur mundësinë që ky lajm të jetë i vërtetë.
Kujtojmë që Inisi u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media