Pas dëbimit të diplomatëve, mbyllet në Tiranë shkolla e financuar nga Irani

15:38 | 23 Janar 2020
Arbresh Info

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Siç mëson abcneës, vendimi është marrë ditët e fundit dhe mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

E kontaktuar nga abcneës.al, Ministria e Arsimit shpjegon se ka patur një kërkesë nga shkolla për të mbyllur aktivitetin e saj dhe urdhri i pak ditëve më parë është finalizimi i një procesi që ka nisur në fund të vitit akademik 2018-2019.

Në vendimin për mbylljen e shkollës, ministria i kërkon asaj që t’u kthejë nxënësve pagesat e kryera deri më tani, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u registruar në shkolla të tjera dhe të dorëzojë regjistrat.

Gjithashtu urdhërohet edhe ngritja e një komisioni prej tre vetash që do të ndjekin procedurat e mbylljes së shkollës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme