Di Maio gjithashtu ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Italisë në procesin e integrimit në Evropë të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, deklaroi se do të japin përpjekjen më të lartë që në Këshillin e Bashkimit Evropian (BE) në muajin mars të jepet sa më shpejt një vendim pozitiv në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin BE, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet në një vizitë në Romë, u takua me homologun e tij italian, Giuseppe Conte, në Pallatin e Kryeministrisë, Chigi. Takimi është zhvilluar i mbyllur për media, ndërsa Conte dhe Rama nuk kanë dhënë deklarata.
Ndërsa takimi Rama-Di Maio u zhvillua në ministri. Pas takimit Ministria italiane e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë me shkrim ku ishin të përfshirë opinionet e Di Maio-s.
“Italia dhe Shqipëria në aspektin e partneritetit strategjik që kanë formuar së bashku në 10 vitet e fundit, qëndrojnë mbi përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale tashmë të fuqishme”, ka thënë Di Maio.
Di Maio, sipas deklaratës, gjithashtu ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Italisë në procesin e integrimit në Evropë të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Italia, do të vazhdojë të japë përpjekjen e nivelit më të lartë që në Këshillin e BE-së në muajin mars të jepet sa më shpejt një vendim pozitiv në lidhje me procesin e anëtarësimit të Tiranës dhe Shkupit në BE”, potencoi Di Maio.
Në deklaratë gjithashtu është shprehur afërsia e Italisë në lidhje me fatkeqësinë e tërmetit që ka ndodhur më 26 nëntor në Shqipëri, duke u theksuar mbështetja për konferencën e donatorëve që do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel për rindërtimin pas tërmetit.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para