Reagon sërish Lefter Alla për kokainën: Jam nisur drejt Tiranës, do i ngre padi Salianjit

13:55 | 23 Janar 2020
Arbresh.info

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar sërish pas denoncimit të Partisë Demokratike se ai shfaqej në një video duke konsumuar kokainë. Ndërkohë që edhe SPAK ka nisur hetimet për këtë rast siç raportoi më herët Top Channel.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare”, shkruan ai në Facebook.

“Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria“, shprehej PD dje.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës“, vazhdon më tej reagimi i Allës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme