“Mbyllet Kurti”, as një fjalë pas takimit me Grenell

11:46 | 23 Janar 2020
V. S.

As një fjalë pas takimit, madje kryetari i Vetëvendosjes Albin  Kurti nuk doli as nga zyra që ta përcjell të dërguarin special nga SHBA-ja në Kosovës, Richard Grenell.

Se cilat kanë qenë temat e diskutimit për më shumë se 30 minuta të takimit u morën vesh vetëm nga fjalët që Grenell i tha para mediave, raporton arbresh.info

Ndonëse ishte nikoqir i takimit, Kurti jo vetëm që nuk u deklaruara por nga partia e tij nuk dihet edhe nëse do të dërgojnë ndonjë komunikatë për të treguar rreth takimit ose dakordimit të temave.

Ndryshe i dërguar i SHBA-së, Richaed Grenell është duke zhvilluara edhe një takim tjetër në këto momente më të parinë  LDK-së, Isa Mustafa./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2231069770530215/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme