Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev në vitin 2015 bëri një kërkesë zyrtare që mosmarrëveshja për pronësinë e sheshit “Alexander” të përfundonte në favor të Rusisë, por pala izraelite nuk e pranoi këtë kërkesë
Izraeli i ka dorëzuar qeverisë së Moskës pronësinë e një sheshi në Kuds dhe strukturave që ndodhen mbi të në këmbim të lirimit të Naama Issachar, e cila është qytetare izraelite të burgosur në Rusi.
Gazeta izraelite “Maariv”, në artikullin e saj të ditës së djeshme njoftoi se kanë siguruar një dokument zyrtar i nxjerrë në fund të vitit 2019. Në dokumentin në fjalë thuhet se “Izraeli i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës së Rusisë për të marrë pronësinë e sheshit Aleksandër (Alexander) i cili ndodhet në rajonin e qytetit të vjetër në Kudsin në okupim. Në hapësirën ku ndodhet sheshi është kisha Alexander Nevsky dhe ndërtesa të tjera”.
Më tej në artikull thuhet se territori mbi të cilin ndodhet sheshi i ishte shitur carit rus Aleksandër III në vitin 1859 dhe se pas revolucionit në vitin 1917 në Rusi, filluan mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e sheshit.
Njëra nga palët e mosmarrëveshjes lidhur me pronësinë e sheshit është Shoqata Ortodokse Ruse e Palestinës e kryesuar nga një gjerman me origjinë hebreje ndërsa pala tjetër Shoqata Prusiane Palestineze e cila njihet për afërsinë me Kremlinin dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev në vitin 2015 bëri një kërkesë zyrtare që mosmarrëveshja për pronësinë e sheshit “Alexander” të përfundonte në favor të Rusisë, por pala izraelite nuk e pranoi këtë kërkesë.
Kohët e fundit në Izrael ka ardhur në rend dite se mund të arrihej një marrëveshje me Rusinë në këmbim të lirimit të në gruaje izraelite e cila është dënuar me 7.5 vite burg në Moskë me akuzën për posedim të drogës./AA
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...