Grenell mbërrin në Vetëvendosje, nis takimi me Kurtin

10:33 | 23 Janar 2020
Arbresh.info

 I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë -Serbi,  Ambasadori Richard Grenell ka mbërritur tashmë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Grenell këtu po mban takim më Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

Ndonëse nuk është treguar tema e diskutimit në këtë takim ajo çka do të flitet besohet të jetë gjendja aktuale politike dhe marrëveshja për koalicion.

Pas takimit Grenell pritet të flas para mediave.

E nga këtu ai do të shkoj edhe në zyrat e LDK-së ku do të mbaj takim më Isa Mustafen,  kryetar i LDK-së .

Kujtojmë  se me të mbërritur dje në Kosovë, Grenell ka mbajtur një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme