Google ADS

Liverpool rivalizon Chelsean, kërkon Iscon

08:36 | 23 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp dëshiron ta shtojë yllin e Real Madrid, Isco në skuadrën e kampionit të Evropës.

Tekniku gjerman beson se spanjolli është i duhuri për të përforcuar mesfushën, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli që një kohë është i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”, ngase nuk është duke luajtur mjaftueshëm.

Sipas El Dermarque, “Los Blancos” nuk e kanë plan ta shesin për me pak se 70 milionë euro.

Derisa një ofertë nga një klub i panjohur për 56 milionë euro është refuzuar.

Isco këtë sezon ka qenë titullar te “Mbretërit” vetëm 10 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme