Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili përmendi afatin se deri kur do ta presin partinë e Kurtit për të bërë koalicion.
Muhaxheri ka thënë se VV ka afat deri të dielën që të pranojë ofertën e LDK-së, përndryshe nuk do të ketë koalicion përfundimisht mes këtyre dy subjekteve.
“Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Haxhiu në Televizionin T7.
Lexo po ashtu:
Tutje Haxhiu ka thënë se VV ka lëshuar pe shumë gjatë negociatave me LDK-në, dhe arritjen e një programi të përbashkët.
Po ashtu Haxhiu ka thënë se negociatat mes dy subjekteve kanë vënë standart të ri në politikën vendore.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj