Deputeti Xhemal Qefalia reagoi pas publikimit të videos, ku thuhet se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë.
Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij.
Qefalia tha se për sa kohë kemi një video-montazh të Babales, ka dyshime për vërtetësinë për akuzat ndaj Allës.
“Nga informacionet që disponoj zotëria në fjalë jo vetëm ka përmbushur detyrën e tij, por ka treguar maturi. Për të fliten fjalë shumë pozitive. Vazhdoj t’i besoj reagimit të tij. Në rast se vërtetohet një gjë i tillë nuk mund të pajtohet as Rama dhe askush tjetër, pasi një përfaqësues i pushtetit vendor duhet të jetë model në nivelin e sjelljes. Për sa kohë kemi një video-montazh të Babales pse mos të dyshojmë edhe te kjo. Nuk mundet një drejtues i pushtetit vendor të ketë integritetit të drejtojë një qytet në këtë formë por për sa kohë nuk është vërtetuar.
Duhet të vërtetohen të gjitha kamerat, dëshmitarët. Do vihet në lëvizje edhe prokuroria. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, çdo opozitë kërkon zgjedhje që ditën e dytë pas humbjes, por kjo opozitë i kishte zgjedhje por nuk kishte pjesë. Në disa bashki pa kryebashkiakë, ngërçi po krijohet nga presidenti i Republikës”, tha Qefalia.
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...