Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak çastesh është takuar me emisarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell. Takimi po zhvillohet në një nga restorantet e kryeqytetit.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me vizitën e sotme të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, raporton arbresh.info
Thaçi falënderoi Grenell për vizitën e tij dhe tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe njerëzit e saj në përgjithësi.
“Faleminderit shumë për ardhjen et ij në Kosovë për vizitë dhe në anën tjetër falënderoj për marrëveshjen që e kemi arritur në lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj se është diçka e re, që të tjerët nuk e kanë arritur ta bëjnë, e bëri ambasadori Grenell dhe ambasada e ShBA-ve”, tha Thaçi, raporton Indeksonline.
Thaçi shtoi se roli i Amerikës është i pazëvendësueshëm.
“Roli i tyre është i pazëvendësueshëm, kam besim të plotë se nën lidershipin e Trump-it do të arrijmë në marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do t’i ndihmojë shumë prosoperitetit dhe zhvillimit të shtetit.Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, kryetarin e partisë së parë tashmë mbetet nga partitë politike që të punojnë që të gjejnë partner e të bëjnë shumicën e mjaftueshme që të votohen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai.
Gjithasthu Thaçi theksoi se Grenell është i Dërguar Special për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nuk është për çështje të brendshme.
“Është e drejtë e secilës parti politike parterin, ne do të bisedojmë për dialogun dhe për kultivimin e marrëdhënieve të mira në mes Prishtinës dhe Washingtonit”, tha Thaçi.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell