Institucionet nuk kanë bërë ende asgjë për të zbatuar vërejtjet e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Rezultatet zero ka trupi punues i formuar një muaj më parë nga Ministria e Drejtësisë, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe kabineti qeveritar, detyra e së cilit ishte të zhvillonte një metodologji për zbatimin e këtyre vërejtjeve.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se procesi nuk është i plotë dhe nuk do të përfundojë para zgjedhjeve të prillit. Vërejtjet u shqyrtuan dhe u analizua teksti ligjor. Do të bëhet bëhej analizë serioze nëse ligji duhet të ndryshohet ose të krijohen kushte të caktuara.
Nga ana tjetër, Sekretariati për Çështje Evropiane informon se nuk ka pasur takim të grupeve punuese dhe se rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten për tu zbatuar përmes planeve të rregullta të veprimit për përdorimin e gjuhëve.
Ata theksojnë se është arritur konsensus që ligji nuk duhet të preket, por të sigurohet që zbatimi i tij nuk do të pengojë proceset e tjera. Edhe nga qeveria konfirmojnë që kjo çështje nuk është diskutuar deri më tani në kabinet./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...