Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica
Avokati Avni Kraqsniqi, i të akuzuarit tash të shpallurit fajtorë nga Gjykata Themelore, Sadri Ramabajës, ka thënë se ky vendim i gjykatës nuk është bazuar në asnjë provë të vetme.
“Ne e dëgjuam aktgjykimin që e komunikoj gjyqtarja Naime Krasniqi, dhe unë kisha përshtypje se ajo që se ka lexuar aktakuzën, absolutisht nuk është bazuar në asnjë provë të vetme, e që ka qenë me rëndësi që Sadri Ramabaja të shpallet fajtorë, për mua pjesa dënuese nuk është me rëndësi, po për mua është me rëndësi që Sadri Ramabaja është shpallur fajtorë, për një vepër që në asnjë provë nuk është vërtetuar që është kryer. E ka thënë dhe e kujtoj prapë që kjo është ndikim i klanit “PRONTO”, e klani “Pronto”, e kreu këtë punë e që kishte qëllim të vetëm të dënonte Sadri Ramabajën, e unë këtë nuk e them pa bazë, e kam punuar gjatë në këtë lëndë dhe e dijë që asnjë provë e vetme nuk ekziston në shkresat e lëndëve, së pari se ka pasur organizate “Syri i Popullit”, e aq më keq që Sadriu, ishte pjesë e saj”, tha ai.
Po ashtu, Krasniqi, shtoi se Gjykata edhe Prokuroria e din edhe datën e themelimit të organizatës “Syri i Popullit”, ndërsa nuk e din vendin, kjo është për habi.
“Është interesante që edhe Gjykata edhe Prokuroria e din edhe datën e themelimit të organizatës “Syri i Popullit”, ndërsa nuk e din vendin, kjo është për habi, mirëpo vendimet tona janë të tilla, e ky është një aktgjykim që gjyqësori është i ndikuar, i kapur nga shteti, dhe është shumë keq që ky është edhe një argument për të gjithë ata që i monitorojnë gjyqet tek ne, që çdo vlerësim i tyre, qoftë i raportit të Progresit e qoftë i DASh-it, thotë se gjyqësori në Kosovë është i kapur. Ky është një provë sepse Kosova e ka pasur një shancë që të dëshmoj që gjyqësori nuk është i kapur nga shteti, mirëpo është vërtetuar e kundërta, e ne do të ankohemi kundër këtij aktgjykimi, e të shohim çfarë do të bëjmë”, tha ai.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...