Google ADS

Cavani shumë afër largimit nga PSG, nuk ftohet në ndeshjen e sotme kundër Reims

12:51 | 22 Janar 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Edinson Cavani nuk është ftuar nga PSG për ndeshjen e tretë radhazi, për shkak të interesimit nga Chelsea dhe Manchester United.

Uruguaiani ka kërkuar nga “Parisienët” të largohet në afatin e janarit këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa sot (e mërkure) do të humbasë gjysmëfinalen kundër Stade Reims.

Klubi për mungesën e Cavanit ka njoftuar se është duke u shëruar nga lëndimi, gjë që ka bërë të hapen spekulimet lidhur me të ardhmen e këtij të fundit.

32-vjeçari nuk ka luajtur për gjigantin francez që nga 12 janar, kur erdhi si zëvendësim në ndeshjen kundër Monacos.

Nga ana tjetër, trajneri i Chelseas, Frank Lampard dje ka pranuar se dëshiron të transferojë lojtarë me eksperiencë dhe i pëlqen Cavani.

PSG për qendërsulmuesin dëshiron 26 milionë euro, derisa për transferimin e uruguaianit ka interesim edhe Atletico Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme