Motra e Avni Llumnicës, e njëherit edhe motra e Nexhmi Llumnicës, apo ndrsyhe komandant “Xhonit”, Mevlude Llumnica, pas përfundimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore, u shpreh se ne si familje nuk jemi tradhëtar.
“Jam motra e Avni Llumnicës, e njëhershmit edhe motra e Nexhmi LLumnicës, apo ndryshe Komandant “Xhonit”, ne si familje nuk jemi tradhëtar, nuk jemi idiota, nuk jemi çka na ka ngjit shteti jonë Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin. E shoh vendimin katastrof, qysh 10 vjet dënim pa bo njeri kurgjo hiq. Amo pabesinë se këna pas hiq, e vetni kudo që na familjarisht qeto se kena pas e se kem kurr. E mu qu me ngjit se kush ja paska pas vllaut tem aq inati që ka punu për këtë popull, e për këtë dhe e ka dhënë miliona, e fmëin e vet e ka lënë keq me çliru Kosovën, e sot me dënu, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Kjo është katastrofa e Zotit”, ka thënë ajo e mllefosur pas vendimit që Gjykata Themelore shpalli fajtorë të akuzuarin, Avni Llumnica.
Ajo po ashtu, tha se Prokuroria nuk ka pasur prova, dhe pse nuk erdh Nuhi Zeka si dëshmitar, me dëshmu.
“Në shqiptar’hane, nashti, so keq me thanë, e kanë dënu serbin, e ka dënu 4 vjet, 5 vjet, amo qet të zezë nuk ja ka ngjit kërkush. E nuk e di çka kanë menu kta dy Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, e me dy hetues të tjerë, e me Nuhi Zekën, e ai ka dasht me pare kishe është dhunues. Prokuroria nuk ka pasur prova, e pse nuk erdh dëshmitari me dëshmu se jeton në Francë”, tha ajo.
Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.
Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, për shkak të veprave terroriste 10 vite, kurse më pas ndaj tij, është shpallur dënim unik prej 12 vitesh burgim. Atij i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMË”, me targa të huaja./arbresh.info/
Avni Llumnica dënohet me 12 vjet burg, ofendon rëndë trupin gjykues
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë