Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka kërkuar falje për gabimin e bërë në ndeshjen kundër Chelseas.
Dje Arsenal barazoi me Chelsean, ndërsa Mustafi bëri një gabim në mbrojtje që shkaktoi të shënohet goli i parë për vendasit dhe në atë aksion David Luiz u ndëshkua me të kuq.
Mirëpo, loja e tij gjatë ndeshjes u përmirësua dhe asistoi në golin e parë të “Topçinjve” të cilin e shënoi Martinelli, transmeton portali arbresh.info.
Shqiptari në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se i vjen keq për gabimin që ka bërë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për këtë klub që luftuan për 90 minuta, pas gabimit tim që jo vetëm shkaktoi golin e parë, por edhe dërgoi David Luizin jashtë loje. Asnjëherë nuk dorëzohemi, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë se bashku”, ishte njoftimi i lojtarit.
https://www.facebook.com/ShkodranMustafi/photos/a.345920778873810/1730765757055965/?type=3&theater
Arsenal për momentin renditët në pozitën e 10-të me 30 pikë./arbresh.info.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...