Shtyllat janë element i domosdoshëm mbështetës, që mbajnë peshën e kulmit apo të katit të sipërm, mirëpo shpesh janë goxha pengesa, sepse gjenden në pjesën qendrore të lokalit
Ju propozojmë shtatë ide se si t’i bëni ato shtylla më interesante, t’u ofroni funksion plotësues, t’i përfshini më mirë në enterier, apo, megjithatë, t’i vini në pah.
Në hapësirën në të cilën dominon druri apo paleta e ngjyrave ka tone dheu, shumë mirë do të përshtatet litari i trashë në ngjyrë natyrale apo të bardhë. Mbështilleni rreth një pjese të shtyllës dhe në mënyrë të thjeshtë do të përftoni një element i cili tërheq vëmendjen.
Shtyllat e zbukuruara mirë apo shtylla të gravura mund të bëhen element kryesor dekorues në lokal.
Dy shtylla të vendosura afër njëra-tjetrës mund të përdoren që të bëni raft të hapur. Ngjyrosni me ngjyrë të njëjtë si edhe raftet e tjera që i keni në lokal, dhe askush nuk do të vërejë se cili është qëllimi i tyre…
Shtyllat gjithashtu mund të sigurojnë një kënd perfekt i cili mund të shndërrohet në mini-bar. Ndërtoni raftet dhe dollapët e kuzhinës dhe do të keni hapësirë elegante për ekspozimin dhe përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të preferuara.
Një sërë e shtyllave mbështetëse të vendosura midis dy hapësirave me funksione të ndryshme është bazë perfekt për formimin e stendës midis atyre dy pjesëve të lokalit
Nëse shtylla gjendet në afërsi të gardërobës apo vendit ku i mbani këpucët, ndërtoni një hapësirë për veshje dhe zhveshje rreth tij.
Sipërfaqet e mëdha të shtyllave vëzhgoni si pëlhurë e bardhë në të cilën do të shfaqni kreativitetin tuaj.
/Telegrafi/
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...