Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.
Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, për shkak të veprave terroriste 10 vite, kurse më pas ndaj tij, është shpallur dënim unik prej 12 vitesh burgim. Atij i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMW”, me targa të huaja.
Pas shpalljes së aktgjykimit dhe shqiptimit të dënimit ndaj tij me 12 vjet burg, në sallë pati reagim nga ana e të akuzuarit Avni Llumnica, i cili iu drejtua trupit gjykues me fjalët “ju jeni shk**e”, me ç’rast policia e ka nxjerr jashtë sallës.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.
“Avni Llumnica fajtor, sepse me dashje që i akuzuari Murat Jashari të vras Azem Vllasin i dha ndihmë atij duke e sjell nga Zvicra të akuzuarin Jashari, e me pas e ka ftu edhe si mysafir në shtëpinë e tij, e më pas kanë qenë edhe në Vilën Panorama, e më pas edhe i ka pagu fjetjen pasi që i akuzuari Jashari e ka kry tentim vrasjen ata sërish kanë dashtë për tu kthy në Zvicër. Është vërtetuar se i akuzuari ka kry hakmarrje në ndihme. I akuzuari po ashtu sa ishte në qendër të paraburgimit në Lipjan me kanosje dhe me forcë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale dhe ka kryer veprën sulm seksual. Me pas edhe Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Rexhep Topllana dhe Murat Jashari janë fajtor sepse kishin themeluar organizatën ‘Syri i Popullit’, ku ishte marr vendim që të fillojnë me aksione të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të akterëve shtetëror, duke përpiluar një listë për likuidim”, ka thënë ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...