Google ADS

Bayern përgatit paratë për kompletimin e transferimit të Coutinho dhe Perisic

10:39 | 22 Janar 2020
Arbresh Info

Bayern Munich dëshiron të blejë Phillipe Coutinho nga Barcelona dhe Ivan Perisic nga Inter para fundit të sezonit.

Të dy lojtarët janë për momentin huazim te “Bavarezët” me mundësi blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, sipas Bild, kampioni i Gjermanisë është i kënaqur me lojtarët dhe është duke përgatitur paratë për të kompletuar transferimin e brazilianit dhe kroatit.

Bayern duhet të paguajë 120 milionë euro për Coutinhon ndërsa 25 milionë euro për Perisic.

Braziliani këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime ndërsa kroati ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Mbetet të shihet nëse Bayern ka para për t’i kompletuar transferimin e të dy lojtarëve, ngase është duke shfaqur interesim edhe për Kai Havertz dhe Leroy Sane./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme