Babai i Reinier, lojtari që u transferua te Real Madrid, Carvalho ka pranuar se disa klube të mëdha duke përfshirë Arsenal dhe Liverpool e kanë kontaktuar më herët për brazilianin.
Reinier e kompletoi transferimin te “Los Blancos” për 26 milionë euro duke nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, ka pasur mundësi që të ndodhte transferimi i 18-vjeçarit në tjera klube.
Ndër to, pos gjigantëve anglez ishte edhe Barcelona dhe Juventus, mirëpo Reali u tregua më i interesuar.
“Kishte kontaktime nga Barca, por asgjë nuk ishte me e fortë se Reali, të cilët erdhën dhe bënë ofertën”
“Kishte gjithashtu kontakte nga Juventus, Arsenal, Liverpool, Borussia Dortmund dhe Ajax”
Carvalho gjithashtu tha se braziliani i do “Mbretërit” që nga koha kur luante Zinedine Zidane.
“Jam i lumtur me projektin e bërë nga Reali. Reinier ka pasur admirim për Realin që nga koha kur luanin Zidane, Raul, Hierro, Guti pastaj Cristiano Ronaldo”
Carvalho në fund theksoi se pozicionin që luan braziliani, i cili njihet me nofkën “Kaka i ri”.
“Nuk luan në pozicionin e Rodrygo dhe Vinicius. Më shumë luan si mesfushorë, është lojtar ndryshe nga të dy. Është më shumë si Kaka”
Reinier do qëndrojë të Flamengo deri në fund të sezonit pastaj do transferohet në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...