Policia në Zvicër dyshon se dy rusë, të cilët kanë hetuar pesë muaj më parë në Davos kanë qenë agjentë rusë të inteligjencës, është thënë në një raport të së përditshmes zvicerane, Tages-Anzeiger.
Në artikull citohen zyrtarë policorë dhe ata federalë të kenë thënë se të dy burrat kanë pasur pasaporta diplomatike dhe kanë qenë në fazën fillestare të operacionit të spiunimit rus.
Ambasada ruse në Bern i ka thënë BBC-së, se gazeta është duke tentuar të “krijojë një skandal nga asgjë”, teksa po mbahet Forumi Ekomonik Botëror, në të cilin po marrin pjesë figura të larta politike dhe biznesore.
Sipas gazetës, policia është alarmuar për qëndrimin trejavor të të dy burrave në hapësirat luksoze të Davosit në gusht të vitit të kaluar.
Kur u janë afruar, një prej rusëve ka pretenduar se është hidraulik, ndonëse të dy kishin pasaporta diplomatike.
“Ka qenë kontroll i rregullt. Të dy burrat kanë pasur pasaporta diplomatike ruse mirëpo nuk kanë qenë të regjistruar zyrtarisht si diplomatë në Zvicër”, ka thënë Anita Senti, zëdhënëse për policinë e kantonit, Graubuenden.
Mirëpo zëdhënësi i ambasadës ruse, Stanislav Smirnov ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informacion për këtë gjë nga autoritetet zvicerane.
“Nuk ka të dhëna të spiunimit”, ka thënë mes tjerash ai.
Shërbimet zvicerane të sigurisë kanë vërejtur aktivitet të shtuar të inteligjencës ruse në shtetin e tyre gjatë viteve të fundit.
Në raportin e Shërbimit Federal të Inteligjencës zvicerane më 2018, është thënë se një në katër diplomatë rusë në Zvicër është spiun. /Rel/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...