Google ADS

United kontakton Milanin për Krzysztof Piatek

08:22 | 22 Janar 2020
Arbresh Info

Manchester United i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të AC Milan, Krzysztof Piatek.

Polaku është i lidhur me disa klube, të cilat janë duke u munduar të transferojnë sulmues, transmeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë sulmues, sidomos shkaku i sulmuesit, Marcus Rashford i cili do të mungoi tre muaj.

Ndërsa, polaku nuk është duke arritur të gjejë formën më të mirë në “San Siro” që nga sezoni i kaluar.

Me pesë gola të shënuar në 19 paraqitje këtë sezon, “Rosonerët” janë të përgatitur për ta shitur.

Sipas The Athletic, United ka kontaktuar gjigantin italian për transferimin e Piatek.

Vlera e 24-vjeçarit prek shifrën prej 30 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme