Ishte ftuar në gjykatë si i dyshuar, tenton të hy në dhomën e të dënuarve duke i kanosur dy gardianë

22:28 | 21 Janar 2020
L G

Një person ishte i ftuar në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog në cilësinë e të dyshuarit, dhe i njëjti pasi kishte hyrë në objektin e gjykatës, kishte tentuar të futet në dhomën e të dënuarve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte kanosur edhe dy oficerë korrektues.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:55.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë seancës gjyqësore në cilësinë e të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog, pasi kishte hyrë në objektin e gjykatës kishte tentuar të futet në dhomën e të dënuarve pjesëmarrës në seancë, duke i kanosur dy oficerët korrektues”, bën të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme