Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se po falsifikonin para.
“Me datën 20 janar 2020, rreth orës 12:00, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve Rajonale DRP-Prizren, është angazhuar në hetimin e një rasti që ka të bëjë me veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, për të cilin hetuesit rajonalë kanë marrë informacione relevante gjatë një operacioni kontrolli në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren”, bën të ditur policia.
Sipas policisë, pasi janë pranuar informatat dhe udhëzimet e nevojshme, janë ndërmarrë veprime hetimore intenzive, me ç’rast janë intervistuar tre persona të dyshuar, ndërsa pasi është siguruar urdhri gojor për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake, në asistim nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) -Gjilan dhe Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) -Gjakovë, është kryer kontroll/bastisje në tri shtëpi banimi (dy në Gjilan dhe një në Gjakovë).
Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e gjësendeve, respektivisht dëshmive relevante, si dhe arrestimin e tre (3) personave të dyshuar meshkuj/shqiptarë/kosovarë.
Dëshmitë e gjetura dhe të sekuestruara: Te lokacioni i personit të parë janë gjetur dhe janë sekuestruar:shtatë (7) paketa me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë; një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave; automjeti Audi A/4 ngjyrë e bardhë; një qese palstike e llojit marihuanë 0.5g; një predhë e plumbit; një (1) telefon mobil; një (1) llap top 8) një skaner/fotokopje për letër; si dhe një aparat për terje të letrës.
Tek personi i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar:1) një pistoletë e llojit Ecol kontakt kal. 9mm; 2) dy fishekë të kalibrit 9 mm. 3) një telefon mobil. Tek personi nr. 3; një telefon mobil.
Ndaj personit numër një,sipas policisë, hetimet rajonale kanë proceduar rastin për veprën penale të ‘rrëmbimit’, kurse Stacioni Policor Gjilan ndaj personit të dytë ka proceduar rastin për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, si dhe (NJRHKEK) Prizren ndaj tre këtyre të dyshuarve ka proceduar rastin për veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, në bashkëkryerje.
Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se tek pakot e gjetura me letra janë: njëzet mijë e katërqind e njëzet e dy (20422) letra, vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është katër milionë e tetëdhjetë e katërmijë e katërqind (4.084.400) dollarë.
Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...