City nuk guxon të dështojë sonte në Sheffield, formacionet zyrtare

19:47 | 21 Janar 2020
A. B.

Skuadra e Pep Guardiolës nuk guxon që të dështojë asesi sonte derisa ata do të vizitojnë njërën prej skuadrave më të papërshtatshme sivjet në Premier Ligë, Sheffield United.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City udhëton sot në stadiumin Bramall Lane ku do të përballet me Sheffield United.

Djemve të Pep Guardiolës ju duhet sot një fitore që mos ta lënë rehat Liverpoolin në rrugën e tyre për titull të kampionit në Premier Ligë .

Strategu spanjoll ka startuar sot me treshen e tij super të njohur, Sterling, Mahrez dhe Gabriel Jesus derisa Aguero pushon sonte.

Në rast të fitores së City kampioni anglez do të arrinte në 51 pikë, 13 më pak se Liverpool që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar pas ndeshjes së sotme.

Në anën tjetër edhe Sheffieldit i janë rritur ambiciet, sidomos pas barazimit me Arsenalin në Emirates javën e kaluar.

Skuadra e trajnerit Chris Wilder është në pozitën e shtatë me 33 pikë dhe me një fitore eventuale do të kalonte Manchester United dhe do të ngjitej në vendin e pestë, s’paku deri në ndeshjen e radhës së United. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Sheffield United

Manchester City

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme