Mustafa: Me Kurtin asnjëherë s’i kam ndërpre komunikimet, por dua që kontaktet tona të japin rezultate

17:35 | 21 Janar 2020
L G

Pas përfundimit të takimit me Kryesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kreu i kësaj partie, Isa Mustafa  bëri të ditur se  komunikimi i tij me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ishte ndërpre asnjëherë gjatë kësaj periudhe.

Mustafa tha se takime e komunikime kanë pasur, mirëpo ai është i interesuar që këto komunikime të përfundojnë me një rezultat.

“Ne me Kurtin gjatë kësaj periudhe kurrë s’kemi qenë jashtë komunikimit, dmth në komunikim kemi qenë, por qëndrimi jonë është se në moment që ulemi me bë marrëveshje, atë marrëveshje ta përfundojmë, ose që kontaktet tona të japin rezultatin, që duhet të jetë rezultat i dukshëm”, u shpreh Mustafa.

Ndryshe,  nga mandatimi i  Albin Kurtit për kryeministër që u bë të hënën nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  Lëvizjes Vetëvendosje i kanë mbetur  vetëm 13 ditë kohë për formimin e Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme